ZYRTARE/ Hap i rëndësishëm në karrierë, ish-futbollisti i Dinamos prezantohet te klubi që ka marrë pjesë në grupet e Champions-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2024 | 20:54

ZYRTARE/ Hap i rëndësishëm në karrierë, ish-futbollisti i Dinamos prezantohet te klubi që ka marrë pjesë në grupet e Champions-it

Tashmë është zyrtare, ish-mbrojtësi i Dinamos, Alesio Mija, ka firmosë për klubin moldav të Sherif Tiraspol.  

ALESIO-MIJA

“Panorama Sport” mëson se nga ky transferim pritet të përfitojë 60 mijë euro , plus do të mbajë edhe një përqindje të kartonit. 

Së fundmi ka qenë vetë klubi moldav i Sherif Tiraspolit që ka prezantuar Mijan si afrimin e radhës në merkato.  

Një hap i madh në karrierë për futbollistin që luan si mbrojtës qendror, por bën edhe mesfushorin. Mija ndjek kështu Behiratçen, i cili para pak kohësh firmosi për Sherifin. Kujtojmë që Sherifi është një nga klubet më me emër në Moldavi, teksa ka arritur të marrë pjesë në grupet e Champions-it. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"