ZYRTARE/ Hapi i rëndësishëm në karrierë, Nazmi Gripshi prezantohet në klubin e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2024 | 22:16

ZYRTARE/ Hapi i rëndësishëm në karrierë, Nazmi Gripshi prezantohet në klubin e…

Nazmi Gripshi ka bërë hapin e rëndësishëm në karrierë, duke u larguar nga kampionati kosovar ku luante me Ballkanin, për t’u transferuar në atë kazak, ku do të veshë fanellën e një prej klubeve më të njohura në këtë vend, Astanës. Sot, klubi kazak ka prezantuar lojtarin i cili kishte qenë pjesë e Ballkanit në vitet e fundit, duke ndihmuar këtë të fundit që të siguronte fazën në grupe të Ligës së Konferencës.

gripshi

Pjesë e rrugëtimit në sezonin e kaluar ishte edhe eliminimi i Astanës në turet eliminatore dhe klubi kazak pasi pa në veprim lojtarin, e bindin që pas përfundimit të kontratës me Ballkanin,  të firmoste me të.

“Futbollisti 26-vjeçar ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës te Ballkani, të cilin Astana e ndeshi në Ligën e Konferencës në sezonin 2023-2024. Ai luan si mesfushor sulmues dhe mund të luajë në të majtën apo të djathtën.

gripshiiii

Nazmiu ka shënuar 31 gola dhe ka dhënë 25 asiste për klubin kosovar. Ai ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë 14 asiste për Skënderbeun. Kontrata me mesfushorin shqiptar do të zgjatë për dy vite”, shkruhej në njoftimin e Astanës për transferimin e mesfushorit në radhët e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"