Postuar: Qershor 28, 2024 | 20:44
ZYRTARE/ Ish-bomberi i Partizanit firmos edhe për 2 vite me klubin e Serisë A
Ish-sulmuesi i Partizanit, Kaleb Ekuban do të vijojë të jetë pjesë e Xhenoas në Serinë A italiane. Ditën e sotme 30-vjeçari, firmosi rinovimin e kontratës edhe për 2 vitet e ardhshme, që e mban të lidhur me klubin kuqeblu deri më 30 qershor të vitit 2026 me opsion edhe për një vit tjetër.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi italian nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Ekuban ishte protagonist me fanellën e Partizanit në sezonin 2016-2017, duke shënuar 17 gola në 34 ndeshje në Kategorinë Superiore, 1 gol në 2 ndeshje në Kupën e Shqipërisë.
Sulmuesi gjithashtu shënoi një nga penalltitë në kualifikimin historik të atij edicioni të të kuqve ndaj Ferencvaroshit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"