ZYRTARE/ Ish-futbollisti i Partizanit firmos me skuadrën bardheblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2024 | 20:33

ZYRTARE/ Ish-futbollisti i Partizanit firmos me skuadrën bardheblu

Ish-futbollisti i Partizanit, Fatjon Jusufi, do të vijojë karrierën në futbollin kosovar te skuadra e Ferizajt.  

Jusufi

28-vjeçari nuk ka luajtur asnjëherë në Superligën e Kosovës, kurse më parë ka qenë pjesë e klubeve si, Voska Sport, Gostivari, Struga, Shkupi, Renova dhe Partizani. Kjo do të jetë eksperienca e parë e Jusufit në futbollin kosovar.  

Fanellën e Partizanit, 28-vjeçari e veshi në janar të vitit 2019, kur iu bashkua “Demave” nga skuadra e Renovës, ndërkohë që aventura e tij me skuadrën e kuqe zgjati shumë pak, pa mundur të linte gjurmë.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"