Postuar: Qershor 15, 2023 | 20:10
ZYRTARE/ Ish-kapiteni i Tiranës i jep fund me skuadrën rumune, me të largohet dhe ish-sulmuesi i Superiores
Idriz Batha nuk do të jetë më një futbollist i UTA Arad. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi rumun me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke e falënderuar ish-kapitenin e Tiranës.
Mesfushori u transferua në sezonin 2021/22 te UTA dhe për dy sezone luajti 76 ndeshje, duke shënuar një gol dhe dhënë dy asiste.
Së bashku me të u largua dhe ish-sulmuesi i Kukësit dhe i Kastriotit, Roxher Zhunior.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"