ZYRTARE/ Islandezët kërkuan orar tjetër, ja kur do të luhet Vllaznia-Valur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2024 | 21:24

ZYRTARE/ Islandezët kërkuan orar tjetër, ja kur do të luhet Vllaznia-Valur

Ndeshja e kthimit të turit të parë eliminator të Ligës së Konferencës mes Vllaznisë dhe Valurit, do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”.

vllaznia

Drejtuesit e Valurit kërkuan nga UEFA që të ndryshohet edhe orari i ndeshjes së kthimit në Shkodër. Kjo sfidë ishte programuar që të nisë në orën 18:00, por UEFA ka miratuar kërkesën e tyre që ndeshja të luhet në 20:30 për shkak të temperaturave të larta.

Për Vllazninë do të ishte një favor në raport me kundërshtarin, nëse ndeshja do të fillonte në orën 18:00, pasi është stërvitur pak a shumë me temperatura të tilla të larta, por tashmë është marrë vendimi përfundimtar.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"