ZYRTARE/ Juventusi “blindon” portën, prezanton më të mirin e sezonit të kaluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2024 | 20:33

ZYRTARE/ Juventusi “blindon” portën, prezanton më të mirin e sezonit të kaluar

Tashmë është zyrtare, portieri Di Gregorio ka kaluar te Juventusi nga Monza, pasi i kreu me sukses testet mjekësore sot gjatë ditës. 

di gregorio

Italiani do të jetë nën urdhrat e trajnerit të ri Thiago Motta. Ai është huazuar fillimisht për 4 milionë euro, me obligim blerjeje në fund të edicionit për 14 milionë euro tjera. I gjithë transferimi i tij do t’i kushtojë Juventusit rreth 18 milionë euro, ka njoftuar klubi italian. 

 

“Di Gregorio i bashkohet Juventusit si portieri më i mirë i edicionit të kaluar në Serie A”, ka shkruar ndër të tjera Juventusi. Di Gregorio pati 127 pritje në 33 paraqitje me Monzën.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"