ZYRTARE! Juventusi gjen firmën me titullarin e mesfushës, rinovon për… ta shitur
Juventusi ka zyrtarizuar rinovimin me Adrien Rabiot për një sezon. Mesfushori francez do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën bardhezi edhe për një tjetër sezon dhe gjithçka është bërë publike nga vetë klubi.
Në këtë mënyrë, Juventusi siguron që Rabio nuk do të largohet me parametra zero këtë merkato vere, teksa shpreson që në drejtim të klubit të mbërrijë ndonjë ofertë për të, në mënyrë që ta shesë për të siguruar të ardhura. Rabiot ishte në radarët e Mançester Junajtid e jo vetëm por me rinovimin e kontratës, çdo klub duhet të paguajë për të.
Vlera në treg e futbollistit francez arrin në 40 milionë euro teksa nga PSG te Juventusi, ai kaloi me parametra zero duke qenë se kontrata në Paris i pat përfunduar.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"