ZYRTARE/ Juventusi i jep lamtumirën mesfushorit francez, Rabio largohet pas 5 sezonesh nga bardhezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2024 | 15:07

ZYRTARE/ Juventusi i jep lamtumirën mesfushorit francez, Rabio largohet pas 5 sezonesh nga bardhezinjtë

Adrien Rabio nuk është më lojtar i Juventusit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi bardhezi përmes një postimi në rrjetet sociale.
rabiotAventura e francezit në Torino ka përfunduar pas pesë sezonesh. Duke u bashkuar për herë të parë në verën e vitit 2019, mesfushori fitoi një Scudetto, dy Kupa të Italisë dhe një Superkupë të Italisë.

Sezonin e kaluar arriti në 200 paraqitje me fanellën bardhezi, duke u bërë francezi i pestë në historinë e klubit që e bën këtë.

Në total, Rabio bëri 212 paraqitje me Juventusin duke e lënë atë të tretin në listën e krijuesve  francezë të të gjitha kohërave së bashku me Zinedin Zidan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"