ZYRTARE/ Kleandro Lleshi u jep lamtumirën verilindorëve: Kukësi do ngrihet, faleminderit për gjithçka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2024 | 19:47

ZYRTARE/ Kleandro Lleshi u jep lamtumirën verilindorëve: Kukësi do ngrihet, faleminderit për gjithçka

Sezoni tashmë ka mbaruar për ekipin e Kukësit, ku nuk kishte ku të shkonte më keq. Edhe pse verilindorët arritën deri në finalen e Kupës, përsëri nuk arritën dot ta fitonin kundër Egnatias, pa harruar edhe faktin që ranë nga kategoria, duke u renditur të dhjetit në Superiore.

bandicam 2024-05-17 19-47-03-585

 

Si çdo fund sezoni do vijnë edhe largime të shumta. Sot e deklaroi mesfushori Kleandro Lleshi. Me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, ai e zyrtarizoi largimin e tij nga kuksianët duke i falënderuar për sezonin që kaloi tek ta.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"