ZYRTARE/ Klubi kuqezi godet në merkato, prezanton 5 lojtarë nga kampionati shqiptar
Drenica bën “shopping” në Shqipëri, duke afruar plot 5 lojtarë nga kampionati shqiptar. Padyshim që emrat më të spikatur janë ish-futbollisti i Tiranës dhe Kastriotit në Superiore, Lukman Husein, dhe ish-mesfushori i Dinamos, Diego Da Silva, do të vijojnë karrierën në Kosovë, teksa ditën e sotme janë prezantuar te skuadra e Drenicës, që militon në elitën e futbollit dardan.
Gjithashtu me kuqezinjtë është bashkuar edhe Bleart Kastrati, mbrojtësi i krahut të majtë, që sezonin e fundit ishte pjesë e Bylisit, Ernis Dhimitri, qendërmbrojtësi i ri i talentuar, që vjen nga radhët e moshave të Partizanit si dhe portieri i moshave të Tiranës, Leon Kozi. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi kuqezi nëpërmjet faqes zyrtare:
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"