Zyrtare! Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Elton Marini largohet nga Partizani
Elton Marini nuk është më drejtori sportiv i Partizanit dhe diçka e tillë është konfirmuar nga vetë klubi i kuq ditën e sotme. Ashtu sicc “Panorama Sport” raportoi dje, Elton Marini dhe Partizani kanë ndërprerë bashkëpunimin mes tyre.
Marini u emërua si drejtor i Partizanit verën e shkuar dhe arriti të fitonte titullin kampion me të kuqtë teksa largohet para se skuadra të nisë përgatitjet për Kupat e Europës. Tashmë, mbetet të shihet se kush do të marrë postin e drejtorit sportiv te të kuqtë
NJOFTIMI I KLUBIT
“FK Partizani njofton mbylljen konsensuale të bashkëpunimit me Drejtorin Sportiv, Elton Marini. Partizani falënderon Marinin për gjithçka ka dhënë për klubin e kuq në një vit të suksesshëm ku Partizani u shpall Kampion i Shqipërisë. Bashkëpunimi i Partizanit me Marinin do të vazhdojë në forma të tjera.”
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"