ZYRTARE/ Kukësi “blindon” prapavijën, firmos Krasniqi për një sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2018 | 14:02

ZYRTARE/ Kukësi “blindon” prapavijën, firmos Krasniqi për një sezon

Siç “Panorama Sport” e kishte lajmëruar në mënyrë ekskluzive, Gëzim Krasniqi do të jetë lojtari më i ri i Kukësit. Mbrojtësi, që më parë është aktivizuar edhe në radhët e Partizanit, ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me kuksianët.

krasniqi kukesi

I prezantuar edhe nga drejtori Nexhipi, Krasniqi cilësohet si një afrim i goditur në repartin e prapavijës, dhe një garanci më shumë për trajnerin Cungu. 28-vjeçari ka qenë pjesë edhe e Flamurtarit, ndërkohë që me Partizanin ka zhvilluar 89 ndeshje. Sezonin e kaluar, ai ishte pjesë e Rabotniçkit në Maqedoni.

krasniqi nexhipi

Ndërkohë që, tek Kukësi ata e cilësojnë se për 5 vite, Krasniqi ka qenë pjesë e “demave”. Ndoshta, një lapsus ky nga ana e klubit verilindor. “Gëzim Krasniqi është futbollisti i radhës që ka nënshkruar me FK Kukësin. 28-vjeçari vjen nga radhët e Partizanit ku ka luajtur për pesë vite. Ai ka nënshkruar me klubin tonë një kontratë njëvjeçare me të drejtë rinovimi për një vit.” – shkruhet në faqen e klubit në Facebook.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"