ZYRTARE/ La Vllazninë për një aventurë të re, Geralb Smajli prezantohet te kampionët e Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2024 | 18:56

ZYRTARE/ La Vllazninë për një aventurë të re, Geralb Smajli prezantohet te kampionët e Kosovës

Tashmë ishte e ditur prej kohësh që mbrojtësi shkodran, Geralb Smajli, nuk do ta rinovonte kontratën e tij me ekipin e Vllaznisë.

WhatsApp Image 2024-07-02 at 18.50.17

Mbrojtësi i Shpresave U21, kërkonte një aventurë të re në karrierë dhe prandaj mori vendimin për të lënë klubin e tij të vendlindjes.

Smajli sot u prezantua te kampionët e Kosovës, Ballkanit, dhe do të jetë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja, ku i pret si fillim raundi i parë kualifikues i Ligës së Kampionëve.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"