ZYRTARE/ “Liberty Media” blen “MotoGP”, pronarët e Formula 1 bëjnë të tyrin edhe kampionatin e motorave
Tani është edhe zyrtare: Liberty Media ka blerë “Dorna” dhe MotoGP. Lajmet në ajër në ditët e fundit, me thashethemet e zbuluara nga Financial Times, janë zyrtarizuar tashmë, me transferimin e aksioneve në një operacion që duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2024.
Sipas asaj që u njoftua, Liberty Media ka blerë 86% të Dorna-s dhe Karmelo Ezpeleta, bosi i MotoGP, do të mbetet CEO. Marrëveshja u mbyll në bazë të 4.2 miliardë. Tashmë pronar i të drejtave të F1, Liberty Media ka edhe MotoGP.
Siç është komunikuar nga vetë kompania amerikane, Dorna do të mbetet një kompani e menaxhuar në mënyrë të pavarur që i atribuohet aksioneve përcjellëse të “Formula One Group of Liberty Media” dhe Karmelo Ezpeleta, i cili ka qenë CEO që nga viti 1994.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"