Postuar: Gusht 5, 2021 | 11:27
ZYRTARE/ “Marrëveshja me bomberin shqiptar është mbyllur”, sulmuesi i Teutës prezantohet si yll në Kosovë (VIDEO)
Sulmuesi Blerim Krasniqi u largua pas vetëm 1 sezoni si lojtar i Teutës teksa ditën e sotme është bërë zyrtar transferimi i tij tek skuadra e Gjilanit.
Krasniqi është prezantuar në një mënyrë spektakolare me një video mjaft të bukur të ideuar nga klubi kosovar. 25-vjeçari kaloi një sezon jo të mirë te durrsakët megjithatë luajti titullar thuajse të gjithë sezonin.
Trajneri Martini nuk e hodhi si titullarë në ndeshjet për Kupat e Europës dhe sulmuesi zytarizoi përfundimisht largimin nga ‘’djemtë e detit’’.
Videoprezantimi nga skuadra e Gjilanit
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"