ZYRTARE/ Mbrojtësi i majtë largohet nga Teuta pas dy vitesh, mesazh mirënjohjeje për klubin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2024 | 12:32

ZYRTARE/ Mbrojtësi i majtë largohet nga Teuta pas dy vitesh, mesazh mirënjohjeje për klubin

Mbrojtësi David Gjinollari është larguar nga Teuta pas dy sezonesh. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në InstaStory.gjinollari“Nga sot nuk jam më pjesë e Teutës. Ishin dy vite fantastike, falenderoj presidentin Edmond Hasanbelli dhe drejtorin Enid Furxhi që më dhanë mundësinë të jem pjesë e një ndër ekipeve më të mirë në Shqipërië. Dua të falenderoj stafin dhe gjithë pjestarët e klubit Teuta. Një falenderim shkon për tifozerinë durrsake për mbështjetjen që më ka dhuruar përgjatë këtyre dy viteve. Faleminderit familja e madhe Teuta”, shkruan Gjinollari.WhatsApp Image 2024-07-09 at 12.22.53 (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"