ZYRTARE/ Merkato në Kategorinë e Parë, Dinamo prezanton dy afrimet e rëndësishme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2024 | 20:58

ZYRTARE/ Merkato në Kategorinë e Parë, Dinamo prezanton dy afrimet e rëndësishme

Pasditja e sotme e gjeti Dinamon në fushën e kompleksit të Arbanës. Blutë filluan përgatitjet e sezonit të ri me disa ndryshime të rëndësishme. 

MixCollage-01-Jul-2024-08-58-PM-7955

Stafi teknik është po ai që mbylli sezonin e kaluar, me Dritan Mehmetin në krye dhe ndihmës të tij Fatjon Tafajn, Ilir Bozhiqin dhe Korrado Sakonen. Postin e drejtorit sportiv te blutë e ka marrë Luan Pinari, i cili gjithashtu do të mbikëqyrë edhe akademinë. Ndryshimet janë më të mëdha në grupin e lojtarëve, pasi ka pasur shumë largime nga skuadra e sezonit që shkoi.   

Ditën e sotme, nëpërmjet faqen zyrtare, klubi kryeqytetas, ka zyrtarizuar dy afrime nga Kategoria e Parë, bëhet fjalë për portierin Aldo Teqja, që iu bashkohet bluve nga radhët e Flamurtarit, si dhe Eridon Qardaku, që në sezonin e shkuar ishte pjesë e Vorës.  

Kujtojmë që më herët është zyrtarizuar edhe rikthimi i bujshëm i Bruno Ditës. 

ZYRTARIZIMI I ERDION QARDAKUT: 

𝗘𝗿𝗶𝗱𝗼𝗻 𝗤𝗮𝗿𝗱𝗮𝗸𝘂 𝗶 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗙𝗖 𝗗𝗶𝗻𝗮𝗺𝗼 𝗖𝗶𝘁𝘆
Lojtari 23-vjeçar, i cili luan në të dy krahët e sulmit, ka firmosur një kontratë 2+1 me klubin tonë. Ai do të veshë fanellën blu, pas eksperiencave me Bylisin dhe Vorën së fundi.
Mirë se vjen Eridon!

ZYRTARIZIMI I ALDO TEQJAS:  

𝗔𝗹𝗱𝗼 𝗧𝗲𝗾𝗷𝗮 𝘃𝗶𝘀𝗵𝗲𝘁 𝗯𝗹𝘂
FC Dinamo City njofton afrimin e portierit Aldo Teqja, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë për dy vitet e ardhshme. Portieri 29-vjeçar ka një eksperiencë të konsiderueshme në futbollin shqiptar, ku ka luajtur për Partizanin, Skënderbeun, Bylisin dhe Flamurtarin sezonin e fundit.
Mirë se vjen në familjen blu!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"