ZYRTARE/ Dy prezantime brenda ditës, Partizani merr mbrojtësin e Kosovës
Partizani ka prezantuar së fund mi dy afrimet e reja në skuadër. Bëhet fjalë për Loti Celina (vëllai i Besart Celinës) dhe Geri Selita.
Celina është pjesë e përfaqësueses së Kosovës U-21, teksa luan në krahun e djathtë në mbrojtje, ndërkohë që së fundmi ka qenë pjesë e Stromsgotsen në Norvegji. 20-vjeçari në të kaluarën ka luajtur edhe për 23-vjeçarët e Suonsit në kampionatin anglez.
Selita vjen nga Portugalia ku ka qenë pjesë e Tondela U-19 dhe luan në mesfushë. 19-vjeçari para se të kalonte në Portugali ishte pjesë e Besës së Kavajës.
Njoftimi i klubit:
LOTI CELINA DHE GERI SELITA FIRMAT E RADHËS
Klubi njofton arritjen e marrëveshjeve me Loti Celina dhe Geri Selita. Dy lojtarët kanë firmosur sot me të kuqtë kontratat për dy vite e gjysëm.
Loti Celina 20 vjeç kontigjent i përfaqësueses së Kosovës U21 është aktivizuar në radhët e ekipeve Swansea City U23 dhe Stromsgodset.
Geri Selita 19 vjeç së fundmi ka qenë pjesë e ekipit Tondela në Portugali.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"