ZYRTARE/ Milani prezanton Alvaro Moratën, zbulohet detajet e kontratës dhe numri që do të mbajë spanjolli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2024 | 13:41

ZYRTARE/ Milani prezanton Alvaro Moratën, zbulohet detajet e kontratës dhe numri që do të mbajë spanjolli

Alvaro Morata është zyrtarisht lojar i Milanit. Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera në orët e fundit në Madrid, tashmë vjen njoftimi zyrtar nga klubi kuqezi.

morata

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka blerë  futbollistin Alvaro Morata. Kapiteni i kombëtares spanjolle, me të cilën sapo është bërë kampion i Evropës, Morata ka nënshkruar kontratë me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2028 me opsion edhe për një vit”.

Ai ka firmosur një kontratë me vlerë 5 milionë euro plus bonuse në sezon, ndërsa vetë Milani i pagoi Atletiko Madridit klauzolën e lirimit prej rreth 13 milionë euro. Spanjolli do të mbajë fanellën me numrin 7 që i është dhënë nga Jasine Adli (i cili ndryshon në numrin 94). Numri 9 i Milanit, mbetet ende i lirë në pritje të tregut të transferimeve…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"