ZYRTARE/ Një “kristal” për Tiranën, kampionët prezantojnë Abazajn me video interesante

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2023 | 23:53

ZYRTARE/ Një “kristal” për Tiranën, kampionët prezantojnë Abazajn me video interesante

Nuk ka më dilema! Tirana ka zyrtarizuar Kristal Abazajn. Klubi bardheblu e ka bërë diçka të tillë me anë të një video në rrjetet sociale, mjaft interesante.

abazaj5

26-vjeçari është shfaqur me fanellën bardheblu ditën e sotme, teksa pritet t’i japë një dorë skuadrës për arritjen e objektivave. Abazaj ka luajtur më parë për Osijek, Anderleht apo edhe Istanbulspor. Gjithashtu, lojtari në fjalë mbahet mend nga tifozët shqiptarë, pasi ka luajtur edhe në vendin tone me Luftëtarin dhe Kukësin.

Abazaj u largua pak ditë më parë nga Istanbulspor, ekip me të cilin numëron pesë paraqitje sezonale në kampionatin turk.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"