ZYRTARE/ Një rival shumë i fortë për Asllanin, Interi prezanton afrimin e ri historik në mesfushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2024 | 22:32

ZYRTARE/ Një rival shumë i fortë për Asllanin, Interi prezanton afrimin e ri historik në mesfushë

Klubi i Interit ka bërë zyrtar më në fund akordin që ishte arritur prej kohësh me një lojtar të cilin Bepe Marota e ka siguruar me parametër zero. Piotr Zelinski është zyrtarisht një futbollist i Interit.

c74d14f3e3c49695044b8e50c9d733c4-56235-oooz0000

Lojtari 30-vjeçar është larguar nga Napoli, ku ishte një nga shtyllat e skuadrës që fitoi titullin kampion dy sezone më parë, për t’iu bashkuar Interit me të cilin ka firmosur deri në 30 qershorin e vitit 2028. Kjo ishte një firmë historike për Interin, pasi Zielinski u bë sot futbollisti i parë polak që luan me klubin zikaltër.

Aftësitë e tij e kthejnë mesfushorin në një armë më shumë për trajnerin Simone Inzagi dhe i sjellin një rival më shumë Kristjan Asllanit në mesfushën e kësaj skuadre. Me afrimin e një alternative kaq cilësore për formacionin titullar, për mesfushorin shqiptar minutazhi mund të jetë më i reduktuar në këtë edicion edhe pse klubi luan në tre fronte të ndryshme.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"