ZYRTARE/ Një tjetër goditje e bujshme nga Flamurtari, Lorenc Trashi bëhet pjesë e kuqezinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2024 | 20:13

ZYRTARE/ Një tjetër goditje e bujshme nga Flamurtari, Lorenc Trashi bëhet pjesë e kuqezinjve

Flamurtari nuk ndal goditjet e bujshme gjatë kësaj dritareje të merkatos, teksa këtë radhë po afron emra që do t’i kishin zili edhe skuadrat e Superiores. Më i fundit në listë është ai i ish-kapitenit të Partizanit, Lorenc Trashi.

trashi

Futbollisti kishte mbyllur kontratën me Ballkanin dhe ishte lojtar i lirë, teksa kishte shqyrtuar disa oferta të ndryshme në javët e kaluara. Por duket se në fund ka qenë Flamurtari ai që ka bindur mbrojtësin, i cili është prezantuar sot zyrtarisht te vlonjatët, duke shënuar një kthim të papritur në Kategorinë e Parë ku nuk luante që në periudhën kur ishte pjesë e Gramshit.

dsffdsfsdfsdfsdfsdfsdsfdfds

PANORAMASPORT>AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"