Zyrtare/ Nuk ka më dilema, mbrojtësi i Flamurtarit rinovon me vlonjatët
Goran Siljanovski ka rinovuar me Flamurtarin. Sipas njoftimit që bën faqja zyrtare e klubit në rrjetin social “Facebook”, maqedonasi do të jetë pjesë e vlonjatëve edhe për sezonin 2018-2019. Siljanovsi ishte në dyshim pasi kishte edhe oferta të tjera nga Kroacia dhe ngërçi qëndronte te paga.
Mesa duket palët kanë gjetur akordin dhe mbrojtësi i djathtë do të jetë pjesë e klubit. Ai bëhët rinovimini i disajtë pas Bushiçit, Useinit dhe Mustës. Ndërkohë ende në “ajër” është vlonjati Veliu. Flamurtari ka blinduar krahun e djathtë të mbrojtes me një lojtar cilësor siç është Siljanovski.
Lojtarë tjetër që ka rinovuar ditën e sotme ka qenë edhe Pollozhani.
Gjithashtu klubi ka shpërndarë edhe moment nga prezantimi i Useinit dhe Mustës, që dihej prej kohësh se do të ishin pjesë e klubit vlonjat.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"