ZYRTARE/ Nuk kanë të ndalur përforcimet te Ballkani, kampionët e Ilir Dajës rikthejnë një kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2024 | 20:26

ZYRTARE/ Nuk kanë të ndalur përforcimet te Ballkani, kampionët e Ilir Dajës rikthejnë një kampion

Tjetër përforcim në merkato për Ballkanin e Ilir Dajës. Egzon Sinani është futbollisti më i ri  që iu është bashkuar suharekasve.  

Ballkani

Sinani rikthehet te Ballkani pas 1 viti e gjysmë, teksa së fundmi mbylli aventurën e tij me Prishtinën. Qendërmbrojtësit 30 vjeçar i përfundoi kontrata me këta të fundit, dhe palët vendos që të mos vazhdonin bashkëpunimin. 

Kujtojmë që me Ballkanin, mbrojtësi ka fituar 2 tituj kampion. Ndërsa lajmin për rikthimin e tij e ka bërë të ditur vetë klubi kampion i Kosovës, me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"