Postuar: Qershor 28, 2022 | 13:32
ZYRTARE/ Partizani i jep letrat Herald Markut, në pasdite prezantohet te Vllaznia
Herald Marku nuk do të jetë më një futbollist i Partizanit, me lajmin që përflitej prej ditësh dhe është zyrtarizuar vetëm së fundmi nga vetë klubi.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi i kuq bënë me dije se palët kanë rënë dakord për ndërprerjen e kontratës dhe se mesfushori mund të quhet një lojtar i lirë.
Pas mbylljes së kësaj marrëveshje, këtë pasdite Marku pritet të prezantohet si futbollisti më i ri i Vllaznisë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"