ZYRTARE/ Partizani kërkonte ta kthente “në shtëpi”, mbrojtësi nënshkruan për fituesit e Kupës
Egnatia bën shumë shpejt goditjen e parë në merkato, duke përforcuar prapavijën për pjesëmarrjen në Europë dhe për edicionin e ardhshëm, Skuadra rrogozhinase, ka zyrtarizuar firmën me mbrojtësin Stivian Banku.
Janku ishte lënë lojtar i lirë nga Bylisi, pas përfundimit të kontratës me ballshiotët. Ai kishte nisur bisedimet me Partizanin, duke synuar kthimin te të kuqtë me të cilët është aktivizuar disa vite më parë
Por në fund ka qenë Egnatia që ka vepruar më shpejt, duke mbyllur menjëherë marrëveshjen me lojtarin dhe duke e zyrtarizuar afrimin e tij nëpërmjet një publikimi në rrjetet sociale, ku padyshim nuk mungonte shtrëngimi i duave me presidentin Agim Demrozi. Edhe pse ky i fundit kishte deklaruar se merkatoja e skuadrës së tij nuk do të bëhej me futbollistë të Superiores, firma e parë ka ardhur pikërisht nga një emër i njohur në elitën e futbollit tonë.
NJOFTIMI I EGNATIAS
Stivian Janku është afrimi i parë i klubit për sezonin e ri.
Futbollisti ka firmosur kontratën me klubin gjatë ditës së sotme dhe do t’i bashkohet skuadrës në përgatitjet për ndeshjet e Conference League.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"