Zyrtare: Partizani largon Luka Bertonin
Ka zgjatur vetëm diçka më tepër se tre muaj aventura e Luka Bertonit te Partizani. Klubi kryeqytetas sot ka bërë të ditur ndërprerjen e bashkëpunimit me mesfushorin italian.
Në komunikatën e publikuar në “Facebook”, Partizani sqaron se ka gjetur gjuhën e përbashkët si me lojtarin ashtu edhe me Sudtirolin, klubin italian që ka në pronësi kartonin e 24-vjeçarit.
“Luka Bertoni ndërpret aventurën me Partizanin. Klubi dhe lojtari kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të ndërprerë me mirëkuptim bashkëpunimin dypalësh. Njëkohësisht klubi saktëson se ka arritur edhe marrëveshjen me Sudtirolin, klub i cili disponon edhe kartonin e mesfushorit italian.
Bertoni iu bashkua me 15 herë kampionët e vendit në muajin korrik në formën e huazimit nga italianët e Sudtirolit, dhe u aktivizua me të kuqtë në ballafaqimet europiane dhe në katër ndeshjet e para të sezonit 2016-2017”, thuhet në njoftimin e Partizanit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"