ZYRTARE/ “Pazar” te Luftëtari, Tirana rikthen portierin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2019 | 17:03

ZYRTARE/ “Pazar” te Luftëtari, Tirana rikthen portierin

Tirana “pa frena” në merkato. Në më pak se 1 orë bardheblutë kanë prezantuar 3 afrime në merkato. Pas Dungës dhe Kariqit, tashmë është radha e portierit Edvan Bakaj.

Bakaj3

31-vjeçari rikthehet te bardheblutë, teksa ka nënshkruar për 1 vit. Gardiani sezonin e fundit ishte pjesë e Luftëtarit, duke bërë paraqitje të mira, ku spikasin ato në Kupën e Shqipërisë.

Bakaj2

Bakaj ka qenë pjesë e Tiranës nga sezoni 2014 deri në 2017, teksa rikthehet sërish në shtëpi pas aventurës me Lirinë e Prizrenit dhe Dritën e Gjilanit në kampionatin Kosovar, si dhe me Luftëtarin në atë shqiptar. Në të kaluarën 31-vjeçari ka qenë pjesë edhe e Partizanit, Laccit, Besës dhe Dinamos.

NJOFTIMI I KLUBIT: 

Edvan Bakaj rikthehet ne shtepi. Portieri 31-vjecar do te jete serish pjese e Tiranes. Sot ka nenshkruar zyrtarisht marreveshjen e re per nje vit. Bakaj ka luajtur si bardheblu per tre vite dhe vjen serish si nje perforcim me vlera per porten. Ne sezonin e fundit ishte pjese e Luftetarit.

Bakaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"