ZYRTARE/ “Përgjithmonë pjesë e familjes blu”, Teuta konfirmon largimin e Karabecit
Erando Karabeci nuk do të jetë më pjesë e Teutës. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi durrsak ka konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me mesfushorin kryeqytetas.
32-vjeçari pritet të nisë një eksperiencë të re në Superligën e Kosovës, me kampionët e Prishtinës. Karabeci nuk ishte një titullar stabël te blutë e Teutës, por kontributi i tij ishte i madh për aq sa luajti, për profesionalizmin që tregoi. Ai shënoi edhe një gol me durrsakët gjatë sezonit që u mbyll.
NJOFTIMI I TEUTËS:
Faleminderit Kampion!
KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me mesfushorin Erando Karabeci, i cili nga sot nuk është më pjesë e Teutës. Lojtari largohet nga Teuta duke lënë mbrapa plot kujtime për tifozerinë, stafin dhe ekipin. Faleminderit Erando për gjithçka dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. Përgjithmonë pjesë e familjes blu. Shumë suksese në vazhdim kampion!
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"