ZYRTARE/ Prezantim special, Daci firmos me skuadrën e re (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2024 | 18:32

ZYRTARE/ Prezantim special, Daci firmos me skuadrën e re (VIDEO)

Tashmë është zyrtare, Klejdi Daci, ka nisur një aventurë të re në karrierë, teksa ka firmosur për ekipin e Okmk Olmaliq. Nga ky transferim i 25-vjeçarit drejt kampionatit uzbekistanas pritet të përfitojë një shifër të konsiderueshme edhe skuadra e Teutës.  

-900-0-1722270006xscreenshot-1-138 (1)

Daci ka firmosur me klubin nga Uzbekistani një kontratë 2 vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2026.   

Kujtojmë që Daci, përveç Teutës ka luajtur edhe me ekipe të tjera shqiptare. Sulmuesi ka mbajtur veshur fanellën e Partizanit, Kastriotit dhe Kukësit, teksa tashmë është gati për aventurën e re me Okmk Olmaliq në Uzbekistan. 

Daci është prezantuar nëpërmjet një video tepër speciale nga klubi në faqen zyrtare në “Instagram”.

 

PANORAMASPORT.AL

Teuta shet sulmuesin në Uzbekistan, zbulohet ekipi ku do të vijojë karrierën Klejdi Daci

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"