ZYRTARE/ Realizoi 27 gola në edicionin e shkuar, Suhareka e Shpëtim Duros prezanton bomberin portugez me nënshtetësi… zvicerane  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2024 | 20:51

ZYRTARE/ Realizoi 27 gola në edicionin e shkuar, Suhareka e Shpëtim Duros prezanton bomberin portugez me nënshtetësi… zvicerane  

Suhareka e Shpëtim Duros nuk ka të ndalur në merkato, teksa ditën e sotme prezantoi një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për sulmuesin anësor, Patrik Da Kosta që ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare.

SUHAREKA

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi zyrtar. Da Kosta në edicionin e kaluar ka realizuar plot 27 gola në 29 takime, teksa është portugez me nënshtetësi zvicerane.  

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT:  

“Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje transferimi me sulmuesin anësor Patrick Da Costa i cili bashkohet me klubit tonë me kontratë 2vjeçare me mundësi vazhdimi. 

“27-vjeçari viteve të fundit vazhdimisht ishte shpallur futbollisti më i mirë në ligë duke shënuar shumë gola e dhuruar asiste për bashkëlojtarët ku vetëm edicionin e fundit nga 29 paraqitje shënoi plot 27 gola, një transferim tejet i rëndësishëm për klubin tonë”, shkruhet në postimin e klubit 

Futbollisti portugez me nënshtetësi Zvicerane vjen nga kampionatet e Zvicrrës ku karrierën e ka zhvilluar në skuadra si ; SV Höngg, FC Linth 04, FC Zurich e së fundmi SC YF Juventus. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"