ZYRTARE/ Rikthimi në shtëpi, Bruno Dita prezantohet te skuadra e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2024 | 23:24

ZYRTARE/ Rikthimi në shtëpi, Bruno Dita prezantohet te skuadra e…

Bruno Dita është zyrtarisht lojtar i Dinamos. Mesfushori 31-vjeçar rikthehet të veshë fanellën blu, teksa në futbollin shqiptar përveç Dinamos më herët ka veshur fanellën e Besës, Teutës dhe Skënderbeut. 

dita

Dita shihet një afrim vlera në kampin dinamovit, pasi ka një eksperiencë të konsiderueshme dhe për më tepër mbulon edhe dy role. Dita mund të luajë pa problem edhe si qendërmbrojtës, kështu që i bën punë Dinamos. Një tjetër faktor pozitiv në këtë lëvizje është se lojtari ka lidhje me Dinamon, pasi me këtë skuadër ka nisur karrierën. Dhe për klubin kjo gjë ka rëndësi të veçantë. 31-vjeçari ka firmosur kontratë 2-vjeçare.  

NJOFTIMI I DINAMOS:  

Mirë se vjen Bruno Dita! 

FC Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin në skuadër të Bruno Ditës. Mesfushori i rritur te skuadra jonë do të veshë sërish fanellën blu, tashmë pas një eksperience të konsiderueshme që ka fituar në futbollin shqiptar dhe atë maqedonas. Presidenti Bardhi insistoi që Dita t’i bashkohet familjes blu dhe tashmë gjithçka ka marrë formë zyrtare, me një kontratë 2-vjeçare. Futbollisti 31-vjeçar vjen si lider te Dinamo City, pasi në karrierë ka fituar trofe dhe ka luajtur në fazën e grupeve të Ligës së Europës me Skënderbeun. Ai ka luajtur edhe për Besën, Teutën dhe Shkëndijën e Tetovës.  

Kjo është goditja e parë e madhe e klubit tonë në merkaton e verës, ndërkohë që klubi do të vijojë me të tjera afrime. 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"