ZYRTARE/ Shkëlqente në La Liga dhe në Superiore, ish-sulmuesi i Kombëtares tërhiqet nga futbolli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2023 | 11:44

ZYRTARE/ Shkëlqente në La Liga dhe në Superiore, ish-sulmuesi i Kombëtares tërhiqet nga futbolli

Pas një karriere të gjatë dhe të mbushur me suksese e gola të shumtë, Valdet Rama ka vendosur të tërhiqet nga futbolli! Ish-sulmuesi i Kombëtares e ka pranuar vetë diçka të tillë duke u shprehur se si futbollist ka realizuar ëndrrat që kishte dhe tani ka ardhur koha për të thënë lamtumirë.

valdet rama mesi

Në një intervistë të dhënë për “Koha” në Kosovë, Rama u shpreh se nuk do të vazhdojë më me futbollin e luajtur dhe do ta mbyllë tani, në moshën 35-vjeccare. Në karrierën e tij, Rama luajti në La Liga me Valadolidin, në Shqipëri me Kukësin, në Bundesligë me Hanoverin e në Kinë e Suedi, teksa ka luajtur edhe me Kombëtaren shqiptare duke shënuar edhe gola.

“Do ta përfundoj karrierën si profesionist. Jam shumë i lumtur që e kam realizuar ëndrrën për t’u bërë futbollist profesionist. Normalisht lartësia nuk ka fund, por kjo ishte rruga ime dhe jam i lumtur.

Në Gjermani kam shkuar në vitin 1996 së bashku me familjen. I kisha tetë vjet dhe nuk e kemi njohur sistemin e Gjermanisë. Na është dashur kohë që të përshtatemi. Në një vend të madh si Gjermania më besoni që nuk është lehtë të arrihet. Konkurrenca është shumë e madh. Dhe unë kam luajtur 17 vjet si profesionist dhe jam i lumtur. Gjithnjë e kam pasur ëndërr të bëhem lojtar profesionist dhe kam sakrifikuar për këtë. Pa sakrificë dhe besim është e pamundur të arrihet.

Isha shqiptari i parë në La Liga dhe luajta kur kampionati spanjoll ishte në nivelin më të lartë. Ishin lojtarë si Messi, Ronaldo, Iniesta”, u shpreh Valdet Rama.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"