Zyrtare/ S’ka më dilema, Dejvi Bregu mbetet në Superiore. Vlonjati firmos për…
Nuk ka më dilema, Dejvi Bregu është zyrtarisht pjesë e Teutës së Durrësit. Burime për “Panorama Sport”, konfirmojnë se pak minuta më parë, lojtari vlonjat ka hedhur firmën në kontratë dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Martini.
Me afrimin e Bregut, Teuta konfirmohet kështu si një kandidate potenciale në letër për të luftuar për objektivin madhor, fitimin e titullit kampion. Kujtojmë që më herët, durrsakëve iu bashkua nga skuadra e Skënderbeut edhe Blerim Krasniqi, të cilët do të tentojnë të shkruajnë historinë me “Djemtë e Detit”.
Kujtojmë që palët ishin në tratativa prej afro 2 javësh, ndërkohë që ditën e sotme u arrit akordi përfundimtar.
NJOFTIMI I KLUBIT:
PANORAMASPORT.AL
LAJMI EKSKLUZIV I “PANORAMA SPORT” NË DATËN 12 SHTATOR: