ZYRTARE/ Skuadra e Superiores prezanton 5 afrimet e merkatos së janarit, mes tyre dhe një lojtar i kombëtares së… Irakut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2022 | 21:00

ZYRTARE/ Skuadra e Superiores prezanton 5 afrimet e merkatos së janarit, mes tyre dhe një lojtar i kombëtares së… Irakut

Nuk ka më dyshime, Kastrioti ka zytarizuar 5 prurjet e merkatos së janarit. Nëpërmjet faqes zytare në “Facebook”, klubi krutan ka bërë me dije se Adol Selmani, Santiago Selmani, Xhoi Hajdëraj, Kaina Nunes dhe Jusuf Zetuna, do të jenë pjesë e skuadrës që do të drejtohet nga Emiliano Çela.

kastriotii-750x430

Vlen të theksohet fakti se Kaina Nunes, vjen si i huazuar nga radhët e Vllaznisë, ndërkohë që Jusuf Zetuna, është futbollist iraken, ku në të kaluarën është aktivizuar me Kombëtaren U23 të vendit të tij. Zetuna, mbylli një eksperiencë 3-vjeçare në Meksike dhe do të nisë një aventurë të re në futbollin shqiptar.

NJOFTIMET ZYRTARE TË KASTRIOTIT:

Yousuf Zetuna dhe Xhoi Hajdëraj janë dy afrimet më të reja të Kastriotit. Zetuna vjen në Krujë pas aventurës tre vjeçare në Meksikë, teksa është grumbulluar edhe në Kombëtaren U23 të Irakut.

Afrimi tjetër Xhoi Hajdëraj, vjen nga ekipi i Kukësit, teksa më parë ka luajtur edhe për ekipin e Besës dhe atë të Orikut.

Mbrojtësi Adolf dhe sulmuesi Santiago Selmani janë zyrtarisht pjesë e Kastriotit. Dy vëllezërit, pjesë e Teutës në fazën e parë, i janë bashkuar disa ditë më parë skuadrës nga ku janë stërvitur rregullisht me grupin. KS Kastrioti ju uron mirëseardhjen dhe paraqitje sa më pozitive me fanellën tonë.

Kaina Nunes është lojtari më i ri i Kastriotit. Sulmuesi braziljan vjen në formë huazimi nga ekipi i Vllaznisë deri në përfundim të sezonit. 24 vjeçari ka luajtur dhe një sezon më parë në Shqipëri, teksa ka qenë pjesë e Besës së Kavajës. KS Kastrioti i uron mirëseardhjen dhe paraqitje sa më dinjitoze me fanellën tonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"