ZYRTARE/ Spikati tek Erzeni, Agim Zeka firmos me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2024 | 23:50

ZYRTARE/ Spikati tek Erzeni, Agim Zeka firmos me Partizanin

Partizani ka kryer një lëvizje të rëndësishme në merkato, teksa ka zyrtarizuar Agim Zekën, i cili në sezonin e kaluar spikati me fanellën e Erzenit.  

Agim zeka

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i kuq bën me dije se 25-vjeçar ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Zeka menjëherë është vënë nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi teksa i është bashkuar skuadrës në qytetin e Pogradecit.  Me fanellën e Erzenit, Zeka realizoi 5 gola si dhe regjistroi 4 asiste.  

NJOFTIMI I KLUBIT:

𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄
𝐀𝐆𝐈𝐌 𝐙𝐄𝐊𝐀 𝐕𝐈𝐒𝐇𝐄𝐓 𝐈 𝐊𝐔𝐐 ✍️
🗣 Partizani me kënaqësi njofton se ka arritur marrëveshjen për afrimin e futbollistit Agim Zeka. Sulmuesi nga Prishtina i bashkohet të kuqve pas një sezoni pozitiv te Erzeni, skuadër me të cilën realizoj 5 gola dhe dhuroj 4 asiste. 25 vjeçari ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Zeka menjëherë është vënë nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi teksa i është bashkuar skuadrës në qytetin e Pogradecit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"