ZYRTARE/ Stivi Frashëri e mbyll me Teutën: Dy vite plot sukses, erdhi momenti që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2021 | 15:22

ZYRTARE/ Stivi Frashëri e mbyll me Teutën: Dy vite plot sukses, erdhi momenti që…

Tashmë është zyrtare, Stivi Frashëri e mbyll me skuadrën e Teutës. Ishte vetë portieri i cili me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” ka bërë me dije këtë vendim duke u larguar përfundimisht nga radhët e skuadrës durrsake. Gardiani 30-vjeçar ka mbajtur veshur fanellën e ekipit të “djemve të detit” për dy vite, ku më parë gjithashtu është aktivizuar edhe me skuadra si Kukësi, Flamurtari, Bylisi, Tirana dhe Arisi i Selanikut. Gjithashtu edhe klubi i Teutës ka përshëndetur portierin Frashëri me anë të postimi në profilin e tyre në rrjetin social “Facebook” duke e falenderuar dhe etiketuar si një kampion. Stivi Frashëri pritet ta vijojë karrierën e tij në Kosovë, ku në orët në vijim pritet të zyrtarizohet si blerja e re e Ballkanit.

STIVI FRASHERI 1

POSTIMI I STIVI FRASHËRIT –

“Dy vite plot sukses me kete fanelle ,dy vite ku une si lojtar profesionist fitova gjithcka qe kampionati shqiptar ofron … Erdhi momenti qe te hedh nje hap te ri drejt nje sfide te re. Me kujtimet me te bukura te mundshme nga klubi @kfteuta.official , plot 3 Trofe ne kaq pak kohe , kjo eshte nje “Mirupafshim” miqte e mi durrsak. Faleminderit ! SF77”

POSTIMI I KLUBIT TË TEUTËS –

“Faleminderit Kampionë!?
KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me portieren Stivi Frashëri, i cili nga sot nuk është më pjesë e #Teutës. Në mungesë të akordit për rinovim, dy palët kanë zyrtarizuar ndarjen. KF Teuta falenderon Stivi Frashërin, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë sezonit që sapo u mbyll me fanelën blu. Frashëri meritojnë një vend në histori për gjithçka kanë dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. KF Teuta i uron suksese në vazhdim. #forcateuta??



PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"