ZYRTARE/ Teuta bën goditjen e madhe, firmos me mesfushorin që ka luajtur për Kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2022 | 12:16

ZYRTARE/ Teuta bën goditjen e madhe, firmos me mesfushorin që ka luajtur për Kombëtaren

Nuk ka më dyshime, Jahmir Hyka rikthehet zyrtarisht në Kategorinë Superiore pas 11 vitesh. Mesfushori ka firmosur një kontratë me skuadrën e Teutës teksa është prezantuar në ambjentet e stadiumit “Niko Dovana” dhe ka kryer seancën e tij të parë stërvitore me kampionët në fuqi të Shqipërisë.

JAHMIR HYKA 3

33-vjeçari erdhi në Durrës me parametra zero pas përfundimit të aventurës së tij në Kinë me ekipin e Guizhusë, e cila militon në Ligën e Dytë.

Mesfushori ka mbi një vit pa luajtur, pasi vjen nga një dëmtim i rëndë kur luante në Kinë me Guizhunë.

Më parë 33-vjeçari ka qenë aktivizuar me fanellat e Dinamos, Tiranës, Rozenborgut, Olimpiakosit, Maincit, Panioniosit, Luzernës, San Hozesë, Makabi Netanjas, Nes Zionas.

Lajmin e transferimit të Jahmir Hykës e ka bërë vetë publike klubi i Teutës me anë të një njoftimi një profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, duke i uruar mirëseardhjen mesfushorit.

NJOFTIMI ZYRTAR I TEUTËS –

“Mesfushori i majtë, Jahmir Hyka, zyrtarisht është lojtari më i ri i KF Teuta.

Lojtari është prezantuar në ambientet e “Stadiumit Niko Dovana” dhe sot ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me blutë. I lindur më 8 mars 1988. 33-vjeçari ka provuar të luajë në Shqipëri me Dinamon dhe Tiranën, ndërsa është aktivizuar dhe me Mainz në Gjermani apo Olympiacos në Greqi. Së fundmi ishte pjesë e Guiz në kampionatin kinez. Hyka, i gjatë 1.69 cm dhe pozicjoni ideale në fushë e ka atë të mesfushorit te majtë. Afrimi i Hykes në skuadrën e Teutës, do të jetë ndihmesë për formacionin e drejtuar nga Renato Arapi, kësisoj duke e kompletuar sulmin e skuadrës blu. #MirëseNaErdheJahmirHyka?#forcateuta??”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"