ZYRTARE/ Teuta gjen sulmues, firmos me maqedonasin që shënoi 13 gola në sezonin e fundit
Një ditë intensive kjo e sotmja për Teutën në merkato duke shkuar kështu në 2 numri i futbollistëve të zytarizuar brenda pak orësh.
Pas mbrojtësit Blerim Kotobelli, durrsakët kanë afruar në skuadër sulmuesin 26-vjeçar, Pepi Gorgiev.
Maqedonasi sezonin e kaluar u aktivizua me Sileksin duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë 9 asist. Numra mjaft të mirë këto për një futbollist duke u konsideruar si një afrim me peshë te kampionët e Shqipërisë. Gorgiev luan si sulmues qëndror dhe rrezikshmëria e tij është e lartë, por numrat tregojnë që luan dhe për shokët e skuadrës.
Lajmin e bëri të ditur vetë klubi durrsak nëpërmjet një postimi në “Facebook”.
“KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin, Pepi Gorgiev. Drejtuesit e klubit dhe sulmuesi kanë gjetur akordin për bashkëpunim dhe lojtari tashmë është pjesë e bluve.
Gorgiev në Durrës vjen nga ekipi i Sileks ku gjatë sezonit të fundit ka shënuar (13) gola dhe ka asistuar (9) herë. Sulmuesi do të bashkohet ditën e sotme me ekipin në stërvitje, ndërsa është përforcimi i 3-të i Teutës në këtë afat kalimtar.
KF Teuta i uron mirëseardhje Pepi Gorgiev, duke i dëshiruar suksese dhe sa më shumë me fanellën e skuadrës tonë!”, njofton klubi i Teutës në rrjetet sociale.
PANORAMASPORT.AL