ZYRTARE/ Teuta godet në merkato, prezanton dy vëllezërit si blerjet më të reja
Teuta godet sërish në merkato. Klubi durrsak ka prezantuar dy blerjet e reja, dy vëllezërit Selmani, Adolf dhe Santiago Selmani. Këtë lajm e ka publikuar vetë klubi durrsak me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook” ku njofton opinionin publik për blerejt e saj të reja. Të dy lojtarët i janë bashkuar stërvitjes së skuadrës së Teutës gjatë seancës stërvitore të ditës së sotme.
NJOFTIMI I KLUBIT TË TEUTËS –
“#Kampionet vijon përgatijet intensive në #Durrës në kuadër të sfidës ndaj Inter Escalades për raundin e dytë te UEFA Conference League. Grupi ne gjëndje optimale. ?
?WELCOME ADOLF SELMANI dhe SANATIGO SELMANI
✍?KF Teuta njofton se sulmesi Santiago Selmani, dhe qendërmbrojtësi Adolf Selmani janë zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë! Të dy lojtarët, janë njohës mjaft të mirë të kampionatin tonë, dhe vin si një vlerë e shtuar për sezonin e ri në ekipin tonë, drejt objektivave që kemi! Santiago dhe Adolf Selmani, të cilë luajn në rrolin e mbrojtësit dhe sulmesit, në të kalurën Adolf Selmani është aktivizuar me ekipin e Laçit, ndërsa Santiago stërvtije me ekipin e parë të Laçit dhe aktivizohej me të rinjtë. Të dy futbollistët i janë bashkuar skuadrës sotë në seancën e rradhës stërvitore që u zhvillua në Durrës. ? KF Teuta i uron Adolf dhe Santagio Selmanit shumë suksese me fanellën tonë dhe paraqitje dinjitoze. #forcateuta??”
PANORAMASPORT.AL