ZYRTARE/ Teuta konfirmon “bombën” e merkatos, fantazisti huazohet për gjashtë muaj nga Lokomotiv Zagreb
Teuta ka zyrtarizuar blerjen e saj më të re, Sherif Kallakun. Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, teksa Sherif Kallaku do të huazohet nga skuadra e Lokomotivës së Zagrebit tek durrsakët deri në muajin janar, duke qenë një përforcim me peshë duke parë dhe sfidat në Kupat e Europës.
23-vjeçari rikthehet sërish tek Teuta pas një sezoni dhe pritet të jetë pika e referimit tek skuadra e Edi Martinit. Teuta me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social në “Facebook” ka njoftuar opinionin publik për blerjen e saj më të re.
NJOFTIMI I KLUBIT TË TEUTËS –
“Teuta rikthen Sherif Kallakun
?Sherif Kallaku është zyrtarisht lojtari më i ri i Teutës. Drejtuesit e klubit gjetën marrëveshjen me homologët e Lokomotiva Zagreb, që zotërojnë kartonin e mesfushorit të kombëtares për ta huazuar për gjashtë muajt e ardhshëm. Kallaku do të jetë pjesë e Teutës deri në dritaren e transferimit në janar. Afrimi i tij është një vlerë e shtuar jo vetëm për pjesëmarrjen në Champions League ku kampionët e Shqipërisë do të sfidojnë Sheriff Tiraspol, por edhe për kampionatin shqiptar. Mesfushori e njeh mjaft mirë grupin dhe trajnerin Martini, pasi me këtë skuadër arriti të fitoj Kupën e Shqipërisë duke u larguar nga “Djemtë e Detit” në fund të sezonit 2019-2020 për t’u kthyer sërish një vit më vonë. Kallaku do t’i bashkohet skuadrës sot në seancën e rradhës stërvitore që do të zhvillohen në Durrës.”
PANORAMASPORT.AL