ZYRTARE/ Teuta nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Partizanit dhe Egnatias që spikati te… Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2024 | 20:16

ZYRTARE/ Teuta nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Partizanit dhe Egnatias që spikati te… Kukësi

Teuta vijon me lëvizjet në merkato, teksa ditën e sotme, klubi bregdetar ka prezantuar edhe mbrojtësin e majtë Geri Selita, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Partizanit, Egnatias dhe Lushnjës, ndërkohë që së fundmi spikati me fanellën e Kukësit ku u aktivizua 14 ndeshje në kampionat dhe shënoi 1 gol. 

CELINA SELITA

Tashmë 23-vjeçari është zyrtarisht pjesë e Teutës, ku do të nisë një aventurë të re me skuadrën e drejtuar nga Edi Martini.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"