FOTO+VIDEO/ Teuta i bën prezantim të bujshëm sulmuesit holandez, ja kush do ta zëvendësojë Bregun
Klubi i Teutës ka bërë zyrtare blerjen e radhës. Skuadra durrsake ka prezantuar holandezin Arsenio Valport, i cili luan si sulmues krahu i cili konsiderohet si zëvendësuesi i Dejvi Bregut. Kjo cilësohet si blerje tepër e rëndësishme për klubin e “djemve të detit” duke parë karrierën e tij ku është aktivizuar në Holandë me skuadra si Herenven, Zuolle, Dordrekt, Ekslesior, Almere Siti, në Izrael me Beitar Jeruzalem dhe në Hungari me Ferencvaroshin. Zyrtarizimin e Valportit e ka bërë vetë publike klubi i Teutës me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social “Facebook”.
NJOFTIMI I KLUBIT TË TEUTËS –
“ɴᴇᴡ ᴘʟᴀʏᴇʀ ᴜɴʟᴏᴄᴋᴇᴅ ??
ᴡᴇʟᴄᴏᴍᴇ ?? @avalpoort
|KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin, Arsenio Valpoort. Drejtuesit e klubit dhe lojtari kanë gjetur akordin për bashkëpunim dhe lojtari tashmë është pjesë e bluve. 28-vjeçari tulipan vjen nga kampionati qipriot teksa në sezonin e fundit mbajti veshur fanellën e Ermis në elitën e futbollit të shtetit ishullor. Sulmesi do të bashkohet ditën e merkure me ekipin në stërvitje, ndërsa është përforcimi i 6-të i Teutës në këtë afat kalimtar. KF Teuta i uron mirëseardhje Arsenio Valpoort, duke i dëshiruar suksese dhe sa më shumë me fanellën e skuadrës tonë! #miresevjenarseniovalpoort #forcateuta“
PANORAMASPORT.AL