Postuar: Gusht 26, 2021 | 20:10
ZYRTARE/ Teuta surprizon në merkato, durrsakët prezantojnë një tjetër afrim
Teuta nuk ndalet në merkato! “Djemtë e Detit” të drejtuar nga trajneri Edi Martini, vazhdon të shtojë radhët teksa ditën e sotme ka nënshkruar mbrojtësi Igli Moqi, i cili vjet ishte pjesë e skuadrës së Besës së Kavajës.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi durrsak bën me dije se 24-vjeçari ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare.
NJOFTIMI ZYRTAR I TEUTËS:
Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mbrojtësi vlonjat, Igli Moqi është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 1 vjeçare me lojtarin 24 vjecar, i cili vjen te Teuta pas paraqitjeve shumë të mira në ekipin e Beses. KF Teuta i uron mirëseardhje mbrojtësit dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"