ZYRTARE/ Tjetër afrim i rëndësishëm në merkato, Vora prezanton mesfushorin 23-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2024 | 20:33

ZYRTARE/ Tjetër afrim i rëndësishëm në merkato, Vora prezanton mesfushorin 23-vjeçar

 Vora e Arjan Bellait nuk ka të ndalur në merkato! Evans Aneni është lojtari më i ri i skuadrës nga periferia e kryeqytetit. Mesfushori 23-vjeçar do të japë kontributin në Kategorinë e Parë, teksa Vora ka objektivin e qartë për t’u ngjitur në Superiore. 

VORA

Lojtari nigerian luajti sezonin e fundit me Mostan në Maltë. Më parë ka dhënë kontributin e tij me Leixoes U23 dhe Vimioso në Portugali. Në sezonin e fundit Aneni është aktivizuar 23 ndeshje në elitën e futbollit maltez (1697 minuta në total), teksa ka regjistruar 1 asist.  

Postimi i Vorës: 

“Zyrtare! Evans Aneni është futbollisti i Vorës 

Futboll Klub Vora njofton se mesfushori Evans Aneni është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjecar ka firmosur ditën e sotme duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër, Evans është aktivizuar me ekipe si Fc Mosta, Samut Prakan City, Leixões Sc. 

Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen Evans Anenit dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë”. 


View this post on Instagram

A post shared by FK VORA (@fk_vora)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"