ZYRTARE/ Tjetër “divorc” te Teuta, mesfushori largohet nga kampionët e Shqipërisë
Tashmë është zyrtare, Silvio Zogaj nuk është më pjesë e Teutës.
Mesfushori i avancuar ka ndërprerë bashkëpunimin me durrsakët teksa u shpall dhe kampion i Shqipërisë gjatë sezonit të kaluar.
Këtë lajm e ka bërë publike vetë Teuta me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook” teksa e falënderon mesfushorin për këto dy vite në Durrës dhe duke i uruar suksese në të ardhmen.
NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT TË TEUTËS –
“Faleminderit Kampionë!?
KF Teuta falenderon Silvio Zogajn, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë dy viteve me fanellën blu. Zogaj meritonë një vend në histori për gjithçka kanë dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. Faleminderit Silvio, paç fat? KF Teuta!”
PANORAMASPORT.AL