ZYRTARE/ Tjetër goditje “big”, Suhareka e Duros prezanton edhe futbollistin që ka luajtur me kombëtaren e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2024 | 23:49

ZYRTARE/ Tjetër goditje “big”, Suhareka e Duros prezanton edhe futbollistin që ka luajtur me kombëtaren e…

Suhareka e Shpëtim Duros, nuk ka të ndalur në merkato. Tjetër afrim i rëndësishëm në radhët e skuadrës kosovare. Bëhet fjalë për boshnjakun Ajdin Nukiç, i cili ditën e sotme firmosi kontratën 1-vjeçare.  

nukic

Futbollisti nga Tuzla e Bosnjës karrierën e tij e ka zhvilluar në skuadrat e Slaven Zivinice dhe për shumë vite pjesë e FK Tuzla City, ndërsa në të kaluarën ka përfaqësuar edhe shtetin e tij në gara nacionale me kombëtaren e Bosnjës dhe Hercegovinës duke qenë pjesë e përfaqësueses A.  

Me fanellën e Bosnjës, Nukiç, i cili luan si mesfushor i krahut të djathtë, ka regjistruar 3 duele. Në sezonin e kaluar ai regjistroi 27 ndeshje me Tuzlan në elitën e futbollit boshnjak, ku shënoi 5 gola, si dhe regjistroi 2 asiste.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"