ZYRTARE/ Teutës i ikën lideri i mbrojtjes, nuk pranoi rinovimin dhe pritet të firmosë me…
Tek Teuta largohet një lojtar tjetër, kësaj radhe bëhet fjalë për liderin e mbrojtjes. Rustem Hoxhën i cili përfundon bashkëpunimin me klubin Kampion të Shqipërisë. Lajmin e largimit të mbrojtësit e ka bërë publike vetë skuadra durrsake me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, ku shkruajnë se Hoxha largohet si kampion dhe fanella me numër “5” që mbante në shpinë do të lërë shumë kujtime për tifozerinë, stafin dhe ekipin bregdetar, sidomos për tituillin kampion që erdhi në Durrës pas 27 vitesh. “Panorama Sport” mëson se mbrojtësi ka ofertë konkrete nga Ballkani në Superligën e Kosovës, ndërsa në Superiore të interesuar për qendërmbrojtësin janë Tirana dhe Dinamo.
NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT TË TEUTËS –
“Faleminderit Kampion! ?
KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin Rustem Hoxha, i cili nga sot nuk është më pjesë e #Teutës. Lojtari largohet nga Teuta duke lënë mbrapa plot kujtime për tifozerinë stafin dhe ekipin. Faleminderit Fanella me nr. 5 për gjithçka dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. Përgjithmonë pjesë e familjes blu. Shumë suksese në vazhdim kampion!#faleminderitrustemhoxha #kfteuta??
PANORAMASPORT.AL