Postuar: Korrik 14, 2021 | 15:42
ZYRTARE/ U afrua me bujë në Superiore, mesfushori i Teutës transferohet në Kosovë
Skuadra e sapongjitur në Superligën kosovare, Ulpiana ka arritur marrëveshjen me futbollistin e Tetuës, Iran Gonçalves.
25 vjeçari ishte pjesë e ‘’djemve të detit’’ sezonin e kaluar, por nuk mundi të fitonte dot një vend titullari në formacionin e trajnerit Edi Martini duke qëndruar për pjesën më të madhe të sezonit në stol.
Gjithashtu, më parë mesfushori brazilian është aktivizuar dhe më parë më Besën e Kavajës, teksa do ta vazhdojë aventurën e tij në Kosovë. Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja e klubit kosovar në ‘’Facebook’’ duke e cilësuar transferimin e brazilianit si ‘’goditja më e fuqishme’’ në Superligë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"